Bërnabiq: Nuk duhet të biem pre e provokimeve të Prishtinës

24 shtator 2021 | 08:57

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia ka arritur shumë në periudhën e mëparshme dhe kjo është arsyeja, siç ka thënë ajo, se “pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve të Prishtinës”.

Ajo njëherit iu ka bërë thirrje “të gjithë partnerëve që të reagojnë në mënyrë që të ruhet paqja”.

“Ne kemi aq shumë për të humbur dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të biem pre e provokimeve, por duhet t’u japim një mesazh të qartë të gjithë partnerëve tanë, pavarësisht se sa shumë ata nuk pajtohen në çështjen e Kosovës, se paqja dhe stabiliteti është i rëndësishëm dhe të reagojnë me kohë”, tha ajo, raporton “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një mëngjes i ka çelur policët e njësive speciale…