23-vjetori i masakrës së Abrisë së Epërme, Kurti thotë se janë të obliguar të sjellin drejtësi

26 shtator 2021 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e masakrës në Abri të Epërme.

Më 26 shtator 1998, 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç janë masakruar nga serbët.

Kurti ka thënë se të gjithë këta martirë na përkujtojnë se sa i madh ka qenë çmimi i lirisë.

“Të gjithë këta martirë e dëshmorë na përkujtojnë sa i madh ka qenë çmimi i lirisë. Emri i tyre nuk do të harrohet kurrë, por neve si krerë të institucioneve, si politikanë dhe si qytetarë të Republikës së Kosovës e kemi obligim të angazhohemi për të sjellë drejtësi për ta, meqenëse as urdhërdhënësit as të tjerët nuk janë ndëshkuar”.

“Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit që ka dashur të shfaros popullin tonë nga trojet e veta autoktone”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhensila Myrtezaj vendosi që këtë herë të eksperimentojë me look-un…