Banori serb i Bërnjakut: Kurti dhe Vuçiqi të na lënë të jetojmë të qetë, shqiptarët janë shokët e mi

26 shtator 2021 | 13:39

Banori serb i Bërnjakut, Kosta Milovanoviq, ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës është pjesë edhe e serbëve të veriut.

Në një prononcim për “Ekonomia Online”, Milanoviqi ka thënë se shtetësinë e Kosovës duhet ta pranojë Serbia, njëjtë siç pranohet nga shumë vende të botës.

“Situata nuk është aq e keqe. Diçka ka me qenë mirë, Njësia Speciale e Kosovës – ROSU është njësia e jonë, e Kosovës që e pranojnë të gjitha organizatat botërore. Serbia është e vërtetë që nuk e pranon, mirëpo ne duhet të jetojmë me shqiptarët. Si unë që i kam targat KM (Kosovë e Metohi) unë jam shembulli konkret, askush nuk më pengon me këto targa as shqiptarët as ROSU-ja askush, lirisht po udhëtoj”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti  që t’i lejojë të jetojnë normalisht. Lutje të nyejtë1 ka pasur edhe edhe për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“I lutem Qeverisë dhe Albin Kurtit, kryeministrit tonë, që të na lejojnë të jetojmë normalisht, dhe e lus Vuçiqin, që të na lejojë të jetojmë normalisht dhe asgjë më shumë. Unë me shqiptarë duhet të jetojë, shqiptarët janë shokët e mi, unë jam i vitit 1970 dhe kam qenë në shkollën ‘Aziz Sylejmani’ që tash quhet Sveti Sava, shkolla e mesme, në Mitrovicë. Unë kur kam qenë në shkollë të mesme ajo vetëm është quajtur ‘Aziz Sylemajni’. Ju lus që të na lënë që të jetojmë së bashku të mund të shoqërohemi përsëri”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varrezat…