Fatmir Limaj do të takohet sot me Edi Ramën

27 shtator 2021 | 01:09

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të takohet sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama gjatë ditës së hënë do të bëj një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë, takimin me Limajn, Edi Rama do ta realizoj nga ora 12:20, njofton Nisma e Fatmir Limajt.

Përpos kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, kryeministri shqiptar nuk pritet t’i takoj liderët tjerë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këtë të diel në emisionin “Kojshia Show” mysafir ishte drejtori…