Lejohen vizitat në burgje
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka filluar lejimi i vizitave të lira dhe atyre familjare, për të burgosurit.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se vizitat do të lejohen nga data 28 shtator.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare. Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.
Gjatë vizitës së tyre, vizitori është i obliguar të prezantoi certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19, testin RT-PCR negativ në Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose test i shpejtë antigjen negativ, jo më i vjetër se 48 orë”, ka njoftuar SHKK-ja.
Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese, obligohen të bartin maskat mbrojtëse.



