Rama “përplaset” me kryeministrin e Holandës, nuk pajtohen kush do të hyjë i pari (video)
Një mirësjellje e tepruar mund ta përshkruajmë atë që ndodhi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, në Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni.
Rama dhe Rutte u përshëndetën miqësisht teksa po hynin në godinën ku po mbahet samiti.
Por të dy nisën të “ziheshin” se kush do të hynte i pari.
Ishte kreu i qeverisë shqiptare ai që lejoi kryeministrin Rutte të kalonte i pari, por ky i fundit refuzoi duke thënë: “Ju i pari. Jo, jo, ju i pari”.
E në këtë moment dy kryeministrat e ekzagjeruan me mirësjelljen, aq sa filluan të ecnin mbrapsht pasi askush prej tyre nuk pranonte të hynte i pari, veprim ky që shkaktoi edhe të qeshura të gazetarëve e reporterëve që ndjekin punimet e samitit.
Në fund, kryeministri holandez “u dorëzua” dhe pranoi të kalonte i pari për të bërë fotografinë zyrtare me mikëpritësin e samitit./tvklan/




