Matjet e Opinionit Publik: Agim Aliu e fiton Ferizajn, pa balotazh
14 tetor 2021
| 21:25
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova është publikuar matja e opinionit publik në garën për kryetar të Ferizajt.
Në matjen e prezantuar nga Tomor Qela, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Agim Aliu, del i pari me 51.50, përqind.
Kandidati i dytë del Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje, me 35.20 përqind
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, del e treta 7.90 përqind dhe i katërti del Arben Halili, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.10 përqind.