Policia kërkon nga qytetarët respektimin e masat anti-Covid

17 tetor 2021 | 14:33

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat anti-covid gjatë procesit të votimit.

Policia ka treguar se po merren gjitha veprimet komfor planifikimeve operacioneve.

“Me qëllim të zbatimit të masave, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi. Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, është thënë  në  njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Nismës Socialdemokrate  për kryetar të Gjakovës ka hedhur…