​Drenasi nesër katër orë pa ujë të pijshëm

20 tetor 2021 | 20:47

KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kjo po ndodh për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane.

“Gjatë ditës së nesërme, 21 tetor 2021, e enjte do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 – 16:00, për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e…