Analistët parashikojnë se ky njeri mund të jetë ‘trilioneri’ i parë në botë

22 tetor 2021 | 12:19

Elon Musk, personi më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 241 miliardë dollarësh, mund të bëhet trilioneri i parë, sipas parashikimit të një banke investimesh.

Analistët në Morgan Stanley parashikuan se Musk, i cili ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga kompania e makinave elektrike – “Tesla”, mund të fitojë shumë më tepër para nga biznesi i tij i ri i eksplorimit hapësinor “SpaceX”.

Analisti Adam Jones ka thënë se kompania, e themeluar në 2002, “po sfidonte çdo ide të paramenduar për atë që ishte e mundur dhe afatin kohor të mundshëm, sa i përket raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës mbështetëse”.

“Janë të shumtë analistët dhe klientët që thonë se nëse Musk do bëhej trilioner, nuk do ishte për shkak të Tesla-s, por për shkak të ‘SpaceX’, e cila mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë – në çdo industri”, ka thënë Jones.

Jones ka thënë se raketat e ripërdorshme të Starship të “SpaceX” që mund të çonin njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe Mars kishin potencialin për të transformuar pritshmëritë e investitorëve rreth industrisë së hapësirës.

Një nga kolegët e tij thoshte: “Të flasësh për hapësirën para Starship është si të flasësh për internetin para ‘Google’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me Forcën…