Osmani: Jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK).
Në ceremoninë e betimit të 180 rekrutëve të rinj në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Skënderbeu” në Ferizaj, Osmani ka thënë se rekrutimi i tyre është një domosdoshmëri për ushtrinë.
“Si komandante jam krenare që po e shoh përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë që është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tonë strategjikë në funksion të paqes kudo që rrezikohet ajo”.
Ajo lavdëroj rekrutimin e vajzave në FSK. “Sot ndihem veçanërisht krenare kur shoh që në mesin 180 rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare, sepse shansat e barabarta në ushtrinë tonë gjithmonë janë dëshmi i përparimit të Forcës. Historia jonë është përplot me gra të guximshme që e treguan veten jo vetëm në luftë, por edhe sot teksa bartin uniformën e ushtrisë sonë e numri i tyre duhet të rritet edhe më tej. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri, prandaj jam besimplot se me këto ushtare dhe ushtarë të rinj, FSK do të vazhdojë zgjerimin e kapaciteteve operacionale”, ka thënë Osmani.



