Dështon mbledhja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së
22 tetor 2021
| 12:06
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Kësisoj, Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të bordit të RTK-së.
Një gjë e tilla ka ndodhur për shkak se jo të gjithë deputetët ishin prezent në mbledhjen e këtij komisioni.
Kështu, deputetët kanë zhvilluar një debat se kur është koha e duhur që të mbahet mbledhja e këtij komisioni me qëllim që të fillojë intervistomi i kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së.



