Arrestohet shtetasi shqiptar në Bllacë, kërkohej nga Interpoli

26 tetor 2021 | 15:28

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në vendkalimin “Bllacë e Poshtme” është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, për shkak se kërkohej nga Interpoli.

“Më 25.10.2021 në orën 23:00 në vendkalimin kufitar “Bllace e Poshtme” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se N.F. (42) nga Republika e Shqipërisë është regjistruar në njësinë operative me masën “arrestim” me kërkesë të Interpolit.

Personi i arrestuar është dorëzuar në stacionin policor në Çair për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i…