Ahmeti: Kemi hap çerdhe të reja në çdo lagje

01 nëntor 2021 | 16:05

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se gjatë qeverisjes se tij në kryeqytet ka hapur çerdhe të reja në çdo lagje.

Përmes në vide-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se në dy mandatet e tij ka dyfishuar numrin e çerdheve në kryeqytet.

Sipas tij, sot në çerdhet e kryeqytetit sot janë mbi 5 000 fëmijë. “Prishtina në vitin 2013 kishte vetëm 7 çerdhe në sektorin publik. Afro 2000 fëmijë kalonin ditën në këto çerdhe të cilat nuk e kishin as ushqimin e cilësisë së duhur, por po ashtu nuk kishte ndonjë monitorim të theksuar që të sigurohej që këto çerdhe funksionojnë mirë.  Prej vitit 2013 e kemi më shumë se dyfishuar numrin e çerdheve. Kemi hap çerdhe të reja në çdo lagje, kemi hap çerdhe ndoshta edhe nga dy në një lagje të caktuar, e cila ka pas më shumë qytetarë.  Sot, ne kemi në çerdhet tona mbi 5000 fëmijë”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prova që “Vëllai i Madh” ka caktuar për banorët është…