Ua kërkon 50 mijë euro deri të hënën, përndryshe i paralajmëron se i vret
07 nëntor 2021
| 09:14
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës nëntë, dhe i dyshuari është arrestuar e me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.



