Smajl Latifi në përmbyllje të fushatës merr përkrahje edhe për një mandat të ri qeverisës në Rahovec
Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për një mandat qeverisës, Smajl Latifi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë përmbyllur fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të 14 nëntorit.
“Takuam bashkëqytetarët nga Opterusha, Zaqishti, Retija dhe Retija e Ultë, Krusha e Madhe, Celina, Nagaci dhe Xërxa, nga të cilët morëm përkrahje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se qytetarët tanimë e dinë që premtimet tona nuk janë vetëm për fushatë.
“Ato bëhen punë dhe projekte dhe jo rastësisht jemi shpallur komuna e parë në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore. Unë nuk e kërkoj votën tuaj që të hënën e 15 nëntorit t’ju harroj juve dhe premtimet që ua kam dhënë gjatë këtyre ditëve të fushatës. Unë e kërkoj votën tuaj që të bashkë-qeverisim. Unë do të jem sërish këtu me ju, për të diskutuar për të ardhmen dhe për zhvillimin e qytetit, fshatrave dhe të gjithë komunës sonë”.

“Prandaj, kërkoj nga ju, që të dielën të dilni dhe ta votoni numrin 121 për një epokë të re zhvillimi, për Rahovecin”, ka shkruar Smajl Latifi.



