Ajazi mban tubim elektoral në vendlindjen e Lladrovcit

12 nëntor 2021 | 22:17

Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka mbajtur një tubim elektoral në vendlindjen e kundërkandidatit të tij nga radhët e PDK-së, Ramiz LLadrovci.

Ajazi nga Gllanasella ka thënë se ky fshat sonte ka dhënë mesazhin për fitoren e tij.

“Gllanasella e dha sonte mesazhin më të mirë për mua dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, për fitoren e madhe që do të vuloset të dielën. Është mesazhi më i qartë se kah duhet çuar vota, për këdo që ka ndonjë hamendje. Askush më mirë se banorët e këtushëm nuk ia njohin karakterin dhe potencialin abuzues e hakmarrës të kryetarit në ikje. Prandaj, ia kanë kthyer shpinën dhe janë rreshtuar krah Demokratëve.

Krah fuqisë së ndryshimit që përfaqësohet me numrin 182. Pritje e festë madhështore në Gllanasellë. Entuziazëm e mobilizim në Likoshan, Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, Gradicë e Godanc. Sepse, kudo ku ishim sot e gjatë këtyre ditëve, e kërkojnë ndryshimin. E kërkojnë ringjalljen e shpresës. E kërkojnë perspektivën e zhvillimin.

Këtë besim zotohem se do t’ua kthej me punë pa ndalë, me qeverisje të drejtë e të ndershme”, ka thënë Ajazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit, njëherësh kandidat edhe për…