Hasani me tjetër “veturë modeste”, vozitës e këshilltarë shkon për të votuar (Video)
14 nëntor 2021
| 13:20
I shoqëruar nga këshilltarë e miq, ish-kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, ka shkuar për të votuar në raundin e balotazhit.
Ai edhe këtu është parë të ketë zbritur nga një veturë “modeste” siç i referohet ai. Bëhet fjalë për një “Range Rover”.
“Edhe kjo veturë është modeste sikur krejt të tjerat”, ka thënë ai për “Klankosova.tv”.
Hasani ka kërkuar nga qytetarët llapjan e gollakas që të dalin e të votojnë. Ai këtë thirrje e bën, ndonëse është shprehur se na raundin e parë ka pasur keqpërdorime.
“Kemi kërkuar rinumërim sepse ka pasë manipulim, nuk kemi pasë komisioner as vëzhgues dhe prandaj e kemi marrë atë rezultat. Kanë humbur qytetarët nuk kam humbur unë”, ka thënë ai.



