Konjufca fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
14 nëntor 2021
| 13:39
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Bashkë me bashkëshorten e tij, Konjufca i është drejtuar kutisë së votimit në njërin prej vendvotimeve në kryeqytet.
Konjufca me këtë rast është deklaruar para mediave, ku ka kërkuar nga qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.



