Haxhiu: Betejë e vërtetë në tri qytete të mëdha, në Prishtinë s’dihet fituesi deri në momentin e fundit
Në minutën e parë që zyrtarisht mbyllen të gjitha vendvotimet në Kosovë, në orën 19:00 do të publikohen rezultatet e “Exit Poll”-it të “Albanian Post” për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Bashkë me Institutin “Source”, “Albanian Post” do të sjellë rezultatet e para në Komunat e Kosovës me fillim në orën 19:00.
Drejtori i “Albanian Post”, Baton Haxhiu ka treguar se procesi i “Exit Poll”-it është duke u realizuar njëjtë si në herën e fundit, në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka treguar se në terren janë 80 anketues të cilët po anketojnë qytetarë pasi kanë kryer procesin e votimit, me një sistem “real time”, në kohë reale, ku të dhënat për votën e tyre procesohen menjëherë në databazën ku po mblidhen të dhënat nga të gjitha komunat.
“Garë e nxehtë në tri komuna, në Prishtinë nuk dihet votuesi deri në momentin e fundit, sepse është garë shumë e ngushtë”, ka deklaruar Haxhiu.



