Asnjë i vdekur dhe 14 raste të reja me Covid
14 nëntor 2021
| 15:11
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 14 raste të reja të infektimit me Covid.
“Nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 . Në total numri i rasteve aktive është 428”, është thënë në njoftimin e ministrisë.



