Gashi, Muratit: Për dallim nga ju, ne i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare

19 nëntor 2021 | 11:21

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se mbështesin ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për dallim nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili sa ishte në opozitë i kundërshtonte ato.

“Ne si parti opozitare deklarojmë përkrahjen e kësaj marrëveshje por ia rikujtojmë ministrit të Financave se sa ishte në opozitë këto marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi financiare për Kosovën me një zell të jashtëzakonshëm i refuzonte dhe i kundërshtonte”, ka thënë Gashi, duke shtuar se këto marrëveshje janë me rëndësi për Kosovën.

Në rend dite në seancën e Kuvendit është shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, është betuar si kryetare…