Kryetari Latifi priti në takim Kolonelin Andrea Bertazzo
23 nëntor 2021
| 15:20
Kryetari Latifi pret Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur në takim Kolonelin Andrea Bertazzo, Komandant i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it me të cilin ka biseduar për situatën me covid-19, sigurinë e përgjithshme në komunën tonë.
Të dy janë dakorduar që fryma e mirë e bashkëpunimit me KFOR-in Italian do të vazhdojë edhe më tutje.