Çitaku, Rrahman Ramës: Gjeneral, faleminderit
30 nëntor 2021
| 14:22
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka dhënë sot dorëheqje nga ky post.
Ai ka marrë urime të shumta nga shoqëria civile dhe nga spektri politik në vend për punën e bërë në FSK.
Një urim i veçantë i ka ardhur edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“Gjeneral, faleminderit”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.



