Sveçla: Kosova renditet e para në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2021

05 dhjetor 2021 | 08:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova është renditur e para në rajon në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2021 ” World Justice Project”.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rezultatet e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

“Lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon”.

“Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore,” ka shkruar Sveçla.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i njohur shqiptar në Zvicër, Dr. Taulant Muka, i…