Krasniqi takohet me Nurën dhe Lushtakun: Rikthimi i PDK-së në Skenderaj ka qenë i rëndësishëm

16 dhjetor 2021 | 13:56

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorët komunalë, kanë pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi, duke e uruar kryetarin Nura për mandatin e ri, pas fitores së PDK-së në zgjedhjet lokale të tetorit të kaluar, ka thënë se ka qenë e rëndësishme rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës për të udhëhequr komunën.

Ai e ka përgëzuar kreun e Skenderajt për fitoren në zgjedhjet lokale si dhe për udhëheqjen e qeverisjes lokale.

Lista e PDK-së për asamble, sipas Krasniqit, ka qenë ndër më të mirat në gjithë vendin.

Edhe kryetari Nura e ka falënderuar kreun e PDK-së, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Komunës së Skenderajt, duke siguruar për angazhim maksimal të të gjithë stafit, në realizim të projekteve kapitale dhe zhvillim ekonomik të Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Banka e Anglisë njoftoi se bitcoin mund të bëhet i…