Sali Berisha dorëzoi ndryshimet në statutin e PD-së, Gjykata jep njoftim zyrtar

16 dhjetor 2021 | 14:05

Një ditë pasi Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike dorëzoi në Gjykatë, ndryshimet statutore të PD, vendime të marra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Gjykata ka dhënë një njoftim zyrtar.

Në njoftim thuhet se çështja është regjistruar dhe është në pritje për t’ju nënshtruar procesit të shortimit.

“Përshëndetje te gjithëve, nisur nga interesimi juaj, ju bej me dije se ditën e djeshme, date 15.12.2021, është depozituar ne Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, kërkesë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombëtar”

Çështja është regjistruar dhe ne pritje për t’ju nënshtruar procesit te shortimit pranë kësaj gjykate. Ju uroj dite te mbare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Duket se një betejë ligjore ka nisur së fundmi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ku të dy kanë depozituar në gjykatë kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Lulzim Basha para tre ditësh ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17 korrik 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhegra e Rahoveci janë takuar të mërkurën në Gjilan, në…