Policia gjobit mbi 370 qytetarë për mosrespektim të masave anti-Covid
27 dhjetor 2021
| 10:32
Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga policia, në 24 orët e fundit janë dënuar 372 qytetarë për mosrespektim të masave kundër Covid-19.
Policia e Kosovës e institucionet tjera shëndetësore e shtetërore kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit kundër Covid-19.
Kujtojmë se tashmë kanë hyrë në fuqi masat anti-Covid, ku është vazhduar kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 00:00 deri në orën 05:00.


