Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2021

30 dhjetor 2021 | 22:01

Mot i qëndrueshëm ditëve në vijim, me vranësira e diell.

Sipas Prishtina Weather, në ditën e fundit të vitit 2021 në mëngjes parashihen vranësira kalimtare.

Gjatë ditës e në mbrëmje kthjellime. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

“Temperatura minimale do të shënojnë minus 1 gradë celsius derisa maksimalet pritet të arrijnë deri në 10 gradë.

Ndërkohë në ditën e parë të janarit 2021 pritet të kemi mot të butë, kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes do të ketë mjegull”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një sasi e madhe droge, rreth 100 kg dyshohet e…