Eriksen: Zemra ime s’është pengesë, dua të luaj në Botërorin 2022

05 janar 2022 | 13:01

Christian Eriksen e ka bërë të qartë qëllimin për t’u kthyer në futboll dhe dëshiron ta përfaqësojë Danimarkën në Kupën e Botës 2022 në Katar. Eriksen nuk ka luajtur futboll që prej se e pësoi një sulm kardiak gjatë një ndeshjeje në “Euro 2020” dhe si pasojë atij iu vendos një defibrilator në zemër.

Mesfushori 29-vjeçar është lojtar i lirë tani, pasi e shkëputi marrëveshjen me Interin duke qenë se ligji italian nuk ia lejon të luajë në Serie A me një aparat të tillë në zemër. Erikseni dëshiron ta fitojë kondicionin fizik përsëri dhe të jetë i gatshëm për t’ia dëshmuar trajnerit të ekipit kombëtar se ai mund ta përfaqësojë vendin e vet akoma.

“Synimi im është të luajë në Kupën e Botës në Katar. Dua të duaj. Kjo ka qenë mendësia ime gjatë gjithë kohës. Është synim, ëndërr”, ka thënë Eriksen.

“Se a do të thirrem në kombëtare apo jo është gjë tjetër, por është ëndërr e imja të rikthehem. Jam i sigurt se do të rikthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam përsëri në formë të lartë”, ka shtuar Eriksen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një artikull nominimeve të mundshme…