Muriqi gjithnjë e më larg Lazios, Sarri e dëshiron një 18-vjeçar

05 janar 2022 | 16:20

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kërkon të largohet nga Lazio, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Sarri. Klubi nga kryeqyteti italian ka arritur ta gjejë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Salzburgut, Benxhamin Sesko. Largimi i Muriqit do të ishte si bonus për të dyja palët.

Sulmuesi 27-vjeçar kërkon minuta më shumë për të luajtur dhe ëndrra e tij është një rikthim te Fenerbahçe, por klubi turk duket se ende nuk ka asnjë plan për ta afruar lojtarin.

Nga ana tjetër, Lazio do ta kishte më të lehtë të afronte Sesko nga Salzburgu, i cili shikohet si një talent që do ta ndihmojë ekipin e Sarrit në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për…