Lakersat triumfojnë falë LeBron, Phoenix nuk i ndahet kreut në Perëndim
Phoenix fiton me rezultat 123-110 në fushën e New Orleans dhe nuk i ndahet Golden State në betejën për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA.
Skuadra e Suns arriti një fitore të lehtë, ku u dallua Booker me 33 pikë. Vijon moment ii mirë për Lakersat, që korrën suksesin e tretë radhazi, duke mposhtur 122-114 Sacramento. Tjetër ndeshje e mirë për LeBron James, autor i 31 pikëve, mbështetur edhe nga Monk me 24 pikë.
Në Lindje, skuadra e Toronto fitoi 129-104 ndaj San Antonio, sfidë ku u dallua VanVleet me 33 pikë. Ndërsa Memphis, falë 26 pikëve të Morant, mundi 110-106 Cleveland, duke arritur fitoren e gjashtë radhazi.
Rezultatet
Cleveland – Memphis 106-110
Toronto – San Antonio 129-104
New York – Indiana 104-94
New Orleans – Phoenix 110-123
Lakers – Sacramento 122-114



