Sainz: Në sezonin e ri, 7-8 pilotë në garë për titullin kampion

05 janar 2022 | 16:50

Rregullat e reja që do të aplikohen këtë vit në Formula 1 pritet të sjellin më shumë spektakël, parakalime dhe pilotë që do të shkojnë te fitorja. Këtë mendim ka spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz.

Ai do të jetë në sezonin e tij të dytë me “kokëkuqen”, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar ai u paraqit mirë, duke mposhtur edhe shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.

“Unë shpresoj që Mercedes e Red Bull të jenë përqendruar më shumë te gara për titull sesa te zhvillimi i makinës së re. Gjithsesi, mendoj se ato i kanë bërë paralelisht të dyja gjërat, ashtu sikurse kemi bërë edhe ne. Mendoj se sezoni i ri do të jetë i ekuilibruar, me 3-4 makina që mund të duelojnë për fitore. Ndaj do të kemi 7-8 pilotë të aftë ta fitojnë titullin”, ka thënë Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“A bon me hangër mish najherë?”, ka pyetur Shpend Ahmeti,…