Raportohet se autobusi me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar në Serbi

11 janar 2022 | 23:15

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një fotografi të siguruar nga ATV shihet autobusi i një kompanie turistike nga Kosova që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Hajdin Abazi Mbrëmja e 11-12 janarit 1984 e tronditi…