Shasha: Letra e Blinkenit tregon se dialogu është kthyer në binar
14 janar 2022
| 11:44
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar letrën që sekretari amerikan Antony J.Blinken ia ka dërguar kryeministri Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar që letra tregon se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është kthyer në binarët e doktrinës tradicionale të politikes së jashtme amerikane.
“Një risi nga letra e Blinkenit është përmbysja e broqkullave te Grenellit për normalizim ekonomik, para normalizimit politik. Shenjë e radhës që procesi është kthyer në binaret e doktrinës tradicionale të politikës së jashtme amerikane fal njerëzve serioz të diplomacisë së ShBA-ve”, ka shkruar Shasha.