Meta cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
20 janar 2022
| 10:11
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka caktuar datën 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.




