16 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

21 janar 2022 | 07:44

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Funerali i Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Rugova ishte presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar.

U njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanceri është sëmundje shumë e rëndë. Madje edhe format e…