Kurti takon Escobarin dhe Lajçakun
31 janar 2022
| 17:27
Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Para këtij takimi, dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë janë takuar me presidenten Vjosa Osmanin.
Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti i shoqëruar nga Escobar e Lajçak, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.



