Avokati i Thaçit: ZPS-ja ka fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së

04 shkurt 2022 | 17:00

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar(ZPS) se ka fshehur provat të cilat shfajësojnë ish-krerët e UÇK-së të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

Në seancë për ecurinë e çështjes që po mbahet sot, ai ka thënë se kjo është një skandal i paparë në drejtësinë ndërkombëtare.

Sipas tij, ZPS-ja po e manipulon gjykatësin e procedurës paraprake, duke filluar nga faza e fillimit të procesit të hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit të aktakuzës.

Ai ka përmendur deklaratën ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts, e cila, sipas tij, shfajëson ish-krerët e UÇK-së.

“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqësit shqiptare”, kishte thënë Everts.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar punë e prokurorisë. “Dokumentet janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqësisht, prokuroria i ka refuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si është e mundur që të bëjmë një kërkesë në mbrojtje të klientit tim, kur unë s’kam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveç fleta të zeza”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, Jeff Hovenier, i…