Aksioni i PSD-së në ZRRE, katër policë të lënduar

15 shkurt 2022 | 11:19

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje pas aksionit të së hënës të Partisë Socialdemokrate në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve, ndërkaq po ashtu thuhet se kanë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.

“Rr.Bekim Fehmiu, Prishtinë, 14.02.2022-11:20. Janë arrestuar 13 të dyshuar, 11 meshkuj dhe 2 femra kosovarë pasi që të njëjtit kanë hyrë në objektin e ZRRE-së dhe kanë penguar punën e punonjësve. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë rezistuar me ç’rast katër zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerëve u janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë të martën se disa…