“Do ta besojmë kur ta shohim”, Ukraina skeptike për tërheqjen e trupave ruse nga kufiri
15 shkurt 2022
| 11:45
Pas tërheqjes së një pjesë së trupave rusë, pas Perëndimit i cili kërkoi prova nga Moska ka reaguar edhe Ukraina.
Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve.
“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni”, u ka thënë ai gazetarëve pas lajmit se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.
“Kur të shohim tërheqjen e trupave, atëherë ne do të besojmë se situata është qetësuar”, ka thënë ai.
Ministri ukrainas gjithashtu se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës./abcnews.al/