Deputeti i LV-së: Përveç për rrymë, çka tjetër ju ka mashtruar zoti Kurti?

15 shkurt 2022 | 11:43

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka pyetur se përveç premtimit të kryeministrit Kurti për rrymë çka ka mashtruar tjetër shefi i qeverisë.

Bajçinovi këto deklarata i ka bërë mbrëmë në “KlanKosova”.

“Cili mashtrim, ma thoni premtimin e zotit Kurti, përveç rrymës çka ka mashtruar? Cili është mashtrimi?”, ka thënë Bajçinovci.

Gazetarja e ka pyetur se për rrymë po e pranon se ka qenë mashtrim, teksa deputeti i LV-së është përgjigjur se atëherë Kurti ka premtuar ulje të çmimit sepse ka qenë i tillë në nivel global.

“Rrymën zoti Kurti ka thanë e uli sepse në nivel global atëherë ka qenë i ulët, nuk ka thanë që unë çmimet tjera të tregut do t’i kontrollojë”, ka thënë tutje Bajqinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid dhe PSG do të vihen përballë njëra-tjetrës në…