Krahu i djathtë i Putinit e luan të pafajshmin: Askush nuk do ta sulmojë popullin e Ukrainës
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se “askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës”, pavarësisht vazhdimit të sulmeve nga forcat ruse të premten, duke i thënë CNN se “nuk do të ketë sulme në infrastrukturën civile”.
“Do të theksoj: lexoni çfarë tha Putin. Asnjë goditje në infrastrukturën civile, asnjë goditje ndaj personelit të ushtrisë ukrainase, në konviktet e tyre, apo vende të tjera që nuk lidhen me objektet ushtarake. Statistikat që kemi e konfirmojnë këtë”.
“Askush nuk do të degradojë disi Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne po flasim për parandalimin e neo-nazistëve dhe atyre që promovojnë gjenocidin nga sundimi i këtij vendi”.
“Regjimi aktual në Kiev është nën dy mekanizma kontrolli të jashtëm. Së pari, Perëndimi dhe ShBA. Dhe së dyti, neo-nazistët”, ka thënë Lavrovi, duke përsëritur pretendimet e pabaza që janë refuzuar vazhdimisht nga presidenti ukraina, Volodymyr Zelensky.



