Milani dhe Interi ndahen baras në gjysmëfinalen e parë
01 mars 2022
| 22:59
Mbyllet pa fitues derbi i gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Përballja në San Siro përfundoi me rezultatin 0-0.
Kuakifikimi do të vendoset në duelin e kthimit. Kuqezinjtë kishin dy mundësi shënimi me anë të Saelemaekers, si dhe një me Krunic.
Interi tentoi me Dzeko nga ana tjetër, por pa sukses. Të dyja skuadrat sigurisht u munduan edhe të menaxhojnë energjitë, pasi kampionati është në një fazë shumë delikate.



