Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

03 mars 2022 | 16:01

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të shtunën do të bëjë testimin e radhës së sistemit të alarmit publik në Prishtinë.

Testimi do të bëhet në orën 12:05, me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Economist Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al Ndërsa ushtria e Vladimir Putin…