Gerrardi interesohet për Kessien dhe Suarezin  

04 mars 2022 | 14:28

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dëshiron ta forcojë akoma edhe më shumë grupin e tij me disa transferime të reja.

Transferimet e janarit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ekipit dhe tashmë trajneri anglez i ka kërkuar klubit të bëhen gati për merkaton e verës. Sipas “The Express”, Gerrard ka piketuar mesfushorin Kessie dhe sulmuesin Luis Suarez.

Lojtarit të Milanit i skadon në verë kontrata por konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e vështirë pasi Barcelona është favorite për të transferuar atë. Nga ana tjetër, Luis Suarez ka marrëdhënie të mira me Gerrardin pasi dikur luanin së bashku te Liverpooli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Brendshëm  i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka bërë një…