Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, bisedojnë për Ukrainën

06 mars 2022 | 14:52

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka biseduar të dielën me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Botsan-Kharchenko për situatën në Ukrainë.

Vuçiqi e ka njoftuar ambasadorin rus për siç ka thënë ai “qëndrimet e Serbisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruan “Tanjug”.

Ai ka thënë se “Serbia është duke i monitoruar me kujdes ndryshimet në planin gjeopolitik”, dhe ka shtuar se  “sfidat janë në rritje në Evropën Lindore për shkak të ngjarjeve”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një çift që pretendonte se fqinji dashakeq i kishte vendosur…