Atletico në garë për Dybalan

10 mars 2022 | 16:01

Atletico Madridi i bashkohet garës me Interin për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Argjentinasit Dybala, i përfundon kontrata në qershor dhe është në pikëpyetje e ardhmja e tij. Sot pasdite pritej të realizohej takimi mes agjentit të Paulo Dybala me udhëheqësit e ekipit të Juventusit, por sipas disa informacioneve ai takim është shtyrë.

Kjo mund të jetë një shenjë që koha e Dybalas te Juve ka përfunduar. Në garë për të pas Interit është futur edhe Atletico Madridi.

Drejtori sportiv i ‘Los colchoneros’, Andrea Berta e pëlqen shumë argjentinasin dhe e duan atë në Madrid. Mbetet të shihet nëse Dybala do arrijë marrëveshje me ekipin nga Torino, apo do largohet drejt dy ekipeve që janë pas tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për rritjen…