Miliarderi rus që ia sekuestruan jahtin luksoz: Lufta duhet të ndalet urgjentisht

14 mars 2022 | 13:09

Miliarderi rus, Andrei Melnichenko, ka bërë thirrje për armëpushim në Ukrainë, duke e quajtur luftën një tragjedi që duhet të ndalet.

Ai ka paralajmëruar një krizë ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ngjarjet në Ukrainë janë vërtet tragjike. Ne kemi nevojë urgjente për paqe”, ka thënë Melnichenko, 50 vjeç, i cili është rus, por ka lindur në Bjellorusi dhe nëna e tij është ukrainase.

“Si rus nga kombësia, bjellorus nga lindja dhe ukrainas nga gjaku, ndjej dhimbje dhe mosbesim të madh duke parë sesi popujt vëllazërorë po luftojnë dhe po vdesin”, është thënë në deklaratën e tij.

Policia italiane ka sekuestruar superjahtin e Melnichenkos pak ditë pasi ishte përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së të vendosura për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këta janë emrat e 42 policëve të shoqëruar në Inspektorat…