Shefi i Gardës Kombëtare: Sulmi në Ukrainë nuk është në rrugën e duhur

14 mars 2022 | 21:39

Shefi i Gardës Kombëtare të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Moskës në Ukrainë nuk po shkon ashtu sikurse ishte planifikuar, raporton Reuters.

Ky mund të jetë pranimi më i fortë deri më tani nga një zyrtar i Kremlinit se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë më i ngadalshëm se sa pritej.

“Do të doja të them se po, po jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov, i cili është një aleat i ngushtë dhe ish-truproja i Presidentit Vladimir Putin.

Ai fajësoi përparimin e dobët të Rusisë tek elementët e ekstremit të djathtë që fshihen në mesin e popullsisë ukrainase, duke luajtur me një akuzë të përdorur vazhdimisht nga Moska për të justifikuar pushtimin e saj se neo-nazistët janë infiltruar në Ukrainë.

Reuters raporton se komentet janë publikuar në faqen zyrtare të Gardës Kombëtare të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitali Klitschko, i cili është kryetar i Kievit, ka postuar…